Lista e Barnave te Rimbursuara, 2011 (List of Drugs Refunded in 2011) - Albania
(2011; 43 pages)

Abstract

Lista e barnave te rimbursueshme eshte ndertuar mbi parimin e listave thelbesore te barnave. Per te menjanuar efektet negative te tregut farmceutik dhe per te ndihmuar mjeket ne trajtimin medikamentoz te te semureve, Komiteti I Ekerpeteve te OBSH ne vitin 1977 ka hartuar Listen model te Barnave Thelbesore. Koncepti i barnave thelbesore eshte pranuar unanimisht edhe nga Ansambleja Boterore e Shendetesise, ndersa lista e ketyre barnave eshte adaptuar nga rreh 120 shtete te botes. Kjo liste eshte rishikuar dhe permiresuar vazhdimisht, disa here ne vite. Prirja per te hartuar lista te natyres thelbesore vihet re se sot ne te gjitha vendet e botes, madje edhe ne vendet me te zhvilluara. Listat thelbesore te barnave jane rregullore midis nevoja te popullates dhe mundesise reale per mbulimin e shpenzimeve. Listat thelbesore te barnave ashtu si Lista e Barnave te Rimbursueshme, sigurojne barnat e domosdoshme per trajtimin e te semureve. Ne keto lista perfshihen edhe barnat alternative, ne rastet e mungeses se efikasitetit te barit, reaksioneve alergjike dhe pamundesise se perdorimi te tij.

Lista e barnave te rimbursueshme hartohet nga Komisioni I Hartimit dhe Rishikimit te Listes se Barnave qe Rimbursohen prane Ministrise se Shendetesise. Ky komision kryesohet nga Ministri i Shendetesise dhe perbehet nga 21 anetare. ISKSH-ja ne kete komision eshte e perfaqesuar me 3 anetare.

 
The WHO Essential Medicines and Health Products Information Portal was designed and is maintained by Human Info NGO. Last updated: October 7, 2014